World

Kosova e mposht Turqinë

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kombëtarja e Kosovës, në grupmoshën deri 19-vjeç ka marrë një fitore të madhe ndaj Turqisë U19. Të besuarit e trajnerit Albert Bunjaku i mposhtën turqit 3-1, me një lojë bindëse. Ndeshja u zhvilluar në kuadër të kualifikimeve të Evropianit U19. Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti nga Prishtina shënuan dy golat e parë të ndeshjes për Kosovën. Ahmeti shënoi në minutën e tetë nga penalltia, teksa Mehmeti në minutën e 20-të e dyfishoi epërsinë e “Dardanëve” të rinj.

Ozan Demirbag e ngushtoi epërsinë e Kosovës në minutën e 51-të. Megjithatë, Kosova nuk u zmbraps dhe gjeti golin e tretë me anë të Leonit Gabricës në minutën e 89-të. Kështu, me këtë fitore, Kosova U19 renditet e para në tabelë, në grupin 2 kualifikues për EURO, me shtatë pikë nga tri ndeshje, para Armenisë që ka pesë pikë në vendin e dytë. Turqia është e treta me katër pikë, teksa Gjibraltari është i fundit me zero pikë. Kosova është e këtij grupi, derisa tash kualifikohet në raundin tjetër kualifikues, prej Ligës B ku është ky grup, në Ligën A./GazetaExpress/ The post Kosova e mposht Turqinë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More