Komuna e Prishtinës njofton qytetarët: Rruga “Don Shtjefën Kurti” u shemb plotësisht, shmangeni dhe ndiqni udhëzimet në terren
March 29, 2026
Gazeta Express
Komuna e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht qytetarët për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet. Komuna thotë se janë ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët”. “Ju njoftojmë se rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët”, thuhet në njoftim. Qytetarëve u është kërkuar që ta shmangin këtë rrugë dhe t’i ndjekin udhëzimet në terren. “ Rruga është e bllokuar për qarkullim. Lusim qytetarët që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren. Për çdo informacion shtesë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Komunës. https://www.gazetaexpress.com/fushtica-sdihet-shkaku-i-shembjes-se-rruges-pronari-i-nderteses-u-ftua-nga-policia-do-te-shohim-a-ka-nevoje-per-evakuim-te-banoreve The post Komuna e Prishtinës njofton qytetarët: Rruga “Don Shtjefën Kurti” u shemb plotësisht, shmangeni dhe ndiqni udhëzimet në terren appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.