World

Kompany: Duket se u krye veç pjesa e parë, s’kemi kryer ende punë

April 8, 2026
Gazeta Express
Scroll

Vincent Kompany e komentoi fitoren e Bayern Munichut ndaj Real Madridit duke e mbajtur një qëndrim të kujdesshëm pavarësisht rezultatit pozitiv në ndeshjen e parë. Gjiganti bavarez fitoi 2:1 në “Santiago Bernabeu” mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe e sheh veten më afër gjysmëfinales, duke e marrë parasysh se ndeshjen e kthimit do ta luajë në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri belg deklaroi pas ndeshjes: “Duket si të jetë kryer veç pjesa e parë. Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë të përqendruar për ndeshjen e kthimit.” Ai e theksoi gjithashtu rëndësinë e performancës së skuadrës në një stadium të vështirë si “Bernabéu”: “Është një rezultat shumë i mirë për ne, sidomos duke e marrë parasysh kundërshtarin dhe ambientin ku luajtëm. Por e dimë se do të jetë një tjetër ndeshje shumë e vështirë në Mynih.”. Kompany nuk deshi të fliste për fat apo avantazh të madh, duke i mbajtur këmbët në tokë: “Nuk bëhet fjalë për fat. Ne kemi cilësi dhe e kemi treguar këtë në fushë, por duhet ta konfirmojmë edhe në ndeshjen e kthimit.” Në fund, ai e dërgoi një mesazh të qartë për skuadrën e tij: “Duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. E respektojmë shumë Real Madridin, por kemi besim te vetja e jonë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë.” Një deklaratë e matur nga trajneri i Bayernit, që e sheh këtë përballje ende të hapur dhe kërkon përqendrim maksimal për aktin e dytë. /Gazeta Express The post Kompany: Duket se u krye veç pjesa e parë, s’kemi kryer ende punë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More