Komisioni për Legjislacion të martën dhe të mërkurën interviston 23 kandidatët për KGjK
April 8, 2026
Gazeta Express
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme do të intervistohen 23 kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Tahiri e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në vend.
“Sot, Komisioni për Legjislacion, pas shqyrtimit të aplikimeve, ka caktuar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë,” shkruan mes tjerash Tahiri. Postimi i plotë: Sot, Komisioni për Legjislacion, pas shqyrtimit të aplikimeve, ka caktuar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë. Ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë, pasi bëhet fjalë për një institucion shumë serioz dhe me rol kyç në garantimin e sundimit të ligjit në vend. The post Komisioni për Legjislacion të martën dhe të mërkurën interviston 23 kandidatët për KGjK appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.