Advertisement
World

Komisioni i MINT: S’u evidentuan devijime në matjen e shpenzimit të rrymës, por kishte skadim afati, do të ketë gjoba ndaj KEDS

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit tha se edhe sot kanë vazhduar inspektimet për verifikimin e njehsorëve elektrikë pas dyshimeve të ngritura për matjen e shpenzimit të energjisë elektrike. MINT thotë se Komisioni gjeti devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë.

“Për shkak të numrit të madh të ankesave nga konsumatorët lidhur me njehsorët elektrikë, Komisioni Verifikues, i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, edhe gjatë ditëve të fundjavës, në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po i vazhdon verifikimet në terren. Deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë”. Ndërkohë, Ministria tha se IQMT tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët, të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë. “Siç kemi njoftuar edhe më parë, mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet kryesore të MINTI-t, andaj puna e Komisionit Verifikues do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”./Express/ The post Komisioni i MINT: S’u evidentuan devijime në matjen e shpenzimit të rrymës, por kishte skadim afati, do të ketë gjoba ndaj KEDS appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More