World

“Khameini mund të jetë gjallë, por ndoshta i plagosur rëndë”, Trump: Ndryshimi i regjimit është arritur në Iran

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është i bindur për mundësinë e një “ndryshimi regjimi” në Iran, ndërsa theksoi se negociatat mes dy vendeve po zhvillohen në mënyrë pozitive. Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One mbrëmjen e së dielës, Trump bëri të ditur se SHBA-të janë në kontakte si të drejtpërdrejta, ashtu edhe të tërthorta me Teheranin.

“Besoj se do të arrijmë një marrëveshje me ta. Jam mjaft i sigurt, edhe pse ekziston mundësia që të mos ndodhë. Nëse e shikoni situatën, tashmë kemi një ndryshim regjimi, sepse regjimi i parë u shkatërrua. Regjimi tjetër është pothuajse i zhdukur, ndërsa tani kemi të bëjmë me një grup krejtësisht të ndryshëm njerëzish”, u shpreh Trump. Ai shtoi se pala iraniane ka treguar se und të jetë i arsyeshëm gjatë negociatave, ndërsa konfirmoi se Teherani i është përgjigjur planit amerikan me 15 pika për armëpushim. “Ata na dhanë shumicën e pikave. Pse nuk do ta bënin?”, tha presidenti amerikan. Megjithatë, Trump nuk dha detaje konkrete mbi përmbajtjen e negociatave, duke lënë të paqartë natyrën e lëshimeve të mundshme nga ana e Iranit. Në deklaratat e tij, ai komentoi edhe për situatën në krye të udhëheqjes iraniane, duke thënë se udhëheqësi i ri suprem, Mojtaba Khamenei, “mund të jetë gjallë, por është në telashe serioze” dhe se “është plagosur rëndë”. The post “Khameini mund të jetë gjallë, por ndoshta i plagosur rëndë”, Trump: Ndryshimi i regjimit është arritur në Iran appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More