Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) do të mbajë sot një seancë të mbyllur për Iranin. Takimi u kërkua nga Rusia, e cila ngriti çështjen e sulmeve SHBA-Izrael ndaj infrastrukturës civile në atë vend, njoftuan dy diplomatë të OKB-së, me kusht anonimiteti, sepse seanca nuk është e hapur për publikun, raportoi Times of Israel. Shtetet e Bashkuara, të cilat aktualisht kryesojnë Këshillin e Sigurimit, caktuan takimin. The post Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot një seancë të mbyllur për Iranin appeared first on Gazeta Express.
March 27, 2026
Source Information
Gazeta Express
Kosovo
Lean left