Kërkohet paraburgim për ish policin serb, prokuroria: 13 civilë u rrahën e torturuan në mënyrë brutale dhe çnjerëzore
April 5, 2026
Gazeta Express
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore ne Prishtinë - Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.
Sipas kërkesës, A.D., “në cilësinë e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan”. Tutje, në komunikatën e prokurorisë theksohet se “nëntëdhjetë e një (91) meshkuj u ndanë nga rreth katërqind (400) burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik”. Sipas kërkesës, prej tyre, “trembëdhjetë (13) civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç ‘rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim. https://www.gazetaexpress.com/te-arrestuarit-ne-kacanik-qe-dyshohet-se-kreu-krime-lufte-kunder-popullates-civile-iu-bastis-edhe-prona-detaje/ The post Kërkohet paraburgim për ish policin serb, prokuroria: 13 civilë u rrahën e torturuan në mënyrë brutale dhe çnjerëzore appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.