Kërcënim, sulm e të shtëna me armë në një lokal në Pejë, Policia jep detaje
April 9, 2026
Gazeta Express
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, kanosjes e lëndimit trupor që ka ndodhur në Pejë. Në raportin e PK’së bëhet e ditur se, një person ka kanosur të pranishmit në një lokal, dhe ka sulmuar një person tjetër aty, duke i shkaktuar lëndime, përcjell Gazeta Express. I dyshuari, shton Policia, ka shtënë me armë zjarri duke dëmtuar xhamat e lokalit.
''SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /KANOSJE /LËNDIM TRUPOR Pejë / 08.04.2026 – 00:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari poashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori'', ka njoftuar Policia në raportin e saj. /GazetaExpress The post Kërcënim, sulm e të shtëna me armë në një lokal në Pejë, Policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.