0
World

Kees Smit, “De Bruyne i ri” – Luftë e madhe për transferimin e tij në Europë

April 11, 2026
Gazeta Express
Scroll

Një nga talentet më premtues të futbollit evropian, mesfushori holandez i AZ Alkmaar, Kees Smit, po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha të kontinentit dhe është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. I krahasuar nga skautët me yllin belg Kevin De Bruyne për stilin e lojës, vizionin dhe pasimet precize, 20-vjeçari konsiderohet si një organizator i lindur i lojës, i aftë të ndryshojë ritmin e ndeshjes me një lëvizje të vetme.

Interesim nga gjigantët evropianë Sipas raportimeve të mediave të specializuara, përfshirë CaughtOffside, gara për shërbimet e tij përfshin disa nga klubet më të mëdha në Evropë. Në Premier League, interesim kanë shfaqur Manchester United, Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Newcastle United. Ndërkohë, në Spanjë situatën po e ndjekin nga afër edhe gjigantët FC Barcelona dhe Real Madrid, të cilët e shohin si një investim afatgjatë për mesfushën. Vlera dhe performanca AZ Alkmaar e vlerëson lojtarin në një shifër mes 45 dhe 50 milionë euro, duke paralajmëruar një garë të fortë mes klubeve elitare në merkaton e verës. Smit ka qenë titullar në 42 ndeshje këtë sezon, duke treguar maturi, kreativitet dhe kontroll të lojës në mesfushë, pavarësisht moshës së re. Profil teknik dhe potencial Mesfushori holandez spikat për vizionin e lojës, pasimet vertikale dhe aftësinë për të krijuar raste për gol. Ai vlerësohet si një “truri” i mesfushës, me aftësi për të lexuar hapësirat dhe për të diktuar ritmin e ndeshjes. Ekspertët e konsiderojnë kampionatin holandez si një terren ideal për zhvillimin e talenteve kreative, çka e rrit edhe më shumë interesimin për të. Një verë e nxehtë në merkato Me interesim të gjerë nga Anglia dhe Spanja, gara për Kees Smit pritet të shndërrohet në një nga betejat kryesore të merkatos së ardhshme, ku çdo klub kërkon “trurin e ri” të mesfushës evropiane. /GazetaExpress/ The post Kees Smit, “De Bruyne i ri” – Luftë e madhe për transferimin e tij në Europë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More