0
“Katastrofale, e papërballueshme”, qytetarët ankohen për çmimet e naftës
April 13, 2026
Gazeta Express
Çmimet e naftës këto ditë janë shtrenjtuar dhe kjo sipas qytetarëve është e papërballueshme dhe të njëjtit kërkojnë stabilizim të çmimit. Mes tyre, ka dhe qytetarë që e cilësojnë si krizë globale e që vijon si pasojë e luftës në Iran. Nysret Sopaj pohon se në të gjitha produkte ka rritje të çmimeve, por që po duhet t’i përballojnë. “Të gjitha janë rritur: nafta, gjërat ushqimore, krejt çmimet e mëdha, por po duhet t’i përballojmë qysh mundemi.
Po e përballojmë me pension”, tha Sopaj. E si një situatë të papërballueshme po e vlerëson Shemsi Haliti.Ai i indinjuar përgjegjësinë e hedh tek shteti. “Vështirë të përballohet, por disi njeriu po duhet të bëj zgjidhje. Edhe kur nuk ke shtet, shteti të gjitha këto i bën si të mos kesh shtet aty gjithçka shtrenjtohet”, vijoi Haliti. Ngjashëm këto rrethana po i sheh edhe Qazim Reçica. Sipas tij, kjo është jashtë të gjitha normave. Tutje, ai shton se si rrjedhojë e situatës, në shumicën e kohës nuk mund ta përdorin më makinën. “Me të vërtetë është gjendje shumë e rëndë, duke nis nga ajo që jemi në krizë, kjo është jashtë të gjitha normave. Mendoj se kjo është katastrofale për gjendjen ku momentalisht gjendemi. Thuajse tash 70 për qind të kohës nuk mund të dalim me makinë për shkak të kësaj gjendje”, u shpreh më tej Reçica. Mirsad Krasniqi shprehet se qytetarët duhet të kenë më shumë kujdes me shpenzimet. “Duhet t’i ulim ato shpenzime se kemi ardhur me veturë mos të vijmë më me veturë, le të vijmë me autobusë. Nuk ka pikë që nuk shkon autobusi. E kalon rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë e sheh se në autobus është vetëm shoferi, kështu është çdokund”, tha Krasniqi. Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës të dielën (12 prill) ishte 1.84 centë për litër, benzina 1.44 centë, ndërsa gazi 0.89 centë./Kosovapress The post “Katastrofale, e papërballueshme”, qytetarët ankohen për çmimet e naftës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.