Kapen cigare elektrike në vlerë rreth 10 mijë euro në Merdare, Dogana jep detaje
April 4, 2026
Gazeta Express
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Merdare janë konfiskuar mallra të padeklaruara, në vlerë rreth 10 mijë euro. Dogana shton se malli i konfiskuar janë tri pako me cigare elektrike në sasi prej 500 copë, përcjell Gazeta Express. Njoftimi: KOMUNIKATË PËR MEDIA Konfiskim i mallrave të padeklaruara në Merdare Merdare 4 prill 2026 në Pikëkalimin Kufitar Merdare, është paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare derisa gjatë procedurave fillestare të kontrollit, zyrtarët doganor kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur. Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro. Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme në kufi. The post Kapen cigare elektrike në vlerë rreth 10 mijë euro në Merdare, Dogana jep detaje appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.