Kane rikthehet në stërvitje para përballjes Real – Bayern
April 6, 2026
Gazeta Express
Harry Kane është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë të Bayern Munichut në prag të ndeshjes së madhe ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi anglez mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar sot përpara ndeshjes së parë çerekfinale që do të luhet në “Santiago Bernabéu”. Kane e kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës gjatë pushimit me kombëtaren e Anglisë, çka e detyroi të mungojë në fitoren 3-2 të Bayernit ndaj Freiburgut në fundjavë.
Megjithatë, rikthimi i tij në stërvitje e ka rritur optimizmin në kampin bavarez. Sipas raportimeve nga “Sky Germany”, ekziston një optimizëm i kujdesshëm që 32-vjeçari mund të jetë gati madje edhe për të startuar ndaj Real Madridit, përcjell “Gazeta Express”. Edhe trajneri Vincent Kompany dhe drejtori sportiv Max Eberl janë shprehur pozitivë për gjendjen e sulmuesit, duke besuar se ai mund të jetë në dispozicion për këtë përballje të rëndësishme. Në seancën stërvitore morën pjesë pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit të parë, me përjashtim të portierit të tretë Sven Ulreich. Ndeshja mes Real Madridit dhe Bayern Munichut do të zhvillohet të martën nga ora 21:00, në një duel që pritet të jetë një nga më spektakolarët e këtij sezoni në Champions League. /Gazeta Express The post Kane rikthehet në stërvitje para përballjes Real – Bayern appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.