Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve
March 28, 2026
Gazeta Express
Drejtoresha e Fondit për Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në një komunikatë për media ka thënë se në ekspozitën e Shkëlzen Gashit ka shumë pasaktësi rreth masakrave të ndodhura në Kosovë dhe se e njëjta duhet të largohet nga publiku. Ajo gjithashtu ka thënë se është shqetësuese përpjekja e Shkëlzen Gashit për të hedhur përgjegjësinë tek Fondi për të Drejtën Humanitare, duke përkujtuar edhe faktin se Gashi ka gabime edhe në librin e tij.
“Është veçanërisht shqetësuese që Shkëlzen Gashi përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë për këto gabime te Fondi për të Drejtën Humanitare. Kjo përbën një përpjekje për të diskredituar bazën më të besueshme të të dhënave për viktimat e luftës në Kosovë”, thuhet në reagim. Duhet rikujtuar gjithashtu se të njëjtët autorë para dy vitesh kanë botuar librin “Masakrat nëKosovë”, i cili përmban shumë pasaktësi dhe në shumë raste nuk është në përputhje me faktete vërtetuara në gjykatë. I njëjti model po përsëritet tani në këtë ekspozitë: të dhëna të pasakta,të bazuara në mungesë njohurie dhe pa përgjegjësi ndaj viktimave. potencohet në reagim. Për këto arsye, konsiderojmë se ekspozita, në formën e saj aktuale, duhet të hiqet ngahapësira publike. Njëkohësisht, është e domosdoshme të ndërpritet paraqitja arbitraredhe joprofesionale e krimeve dhe fatit të viktimave. Paraqitja e pasaktë e fakteve nuk kontribuon në kulturën e kujtesës, por e dëmton atë, relativizon krimet dhe cenon seriozisht dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre, përfundon reagimi./Express/ The post Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.