World

Kandiq e sqaroi se të burgosurit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, Gashi reagon: Në lista shkruan se ishin ushtarë

March 28, 2026
Gazeta Express
Scroll

Natasha Kandiq në reagimin e saj të sotëm ka sqaruar se të burgosuit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, pavarësisht faktit se satatusi i tyre kur ishina rrestuar kishte qenë ushtar. Kandiq ka sqaruar se në momentin e vrasjes ata s'ishin luftëtarë. Në Burgun e Dubravës nuk janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në tabelën eekspozitës.

Të vrarët ishin të burgosur shqiptarë. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë tëUÇK-së para arrestimit, por në momentin e vrasjes nuk ishin luftëtarë. Ata ishin persona tëprivuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, pra persona të mbrojtur sipasKonventave të Gjenevës. Statusi i tyre i mëparshëm si pjesëtarë të UÇK-së është irëndësishëm për njohjen shtetërore pas vdekjes dhe për reparacionet materiale për familjet,por jo për përcaktimin e rrethanave të vdekjes, thuhet në reagimin e organizatës së Kandiq. Pavarësisht kësaj, Shkëlzen Gashi, ka reaguar duke thënë se në listat e Fondit për të Drejtën Humanitare ata figurojnë si ushtarë dhe e ka shtuar edhe fjalën armatosur Në ekspozitën e cila ishte vendosur në sheshin e Prishtinës, thuhet se disa prej personave të vrarë figurojnë si “persona të armatosur”, gjë që nuk figuron fare në faqen e Fondit për të Drejtën Humanitare. Në listën e kësaj organizate tek statusi i disa prej tyre shkruan vetëm ushtarë. “Askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar. As ne nuk nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar. Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë. Kaq. Këtë listë mund ta gjeni në këtë link”, ka shkruar Gashi duke vendosur linkun. The post Kandiq e sqaroi se të burgosurit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, Gashi reagon: Në lista shkruan se ishin ushtarë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More