World

Juventusit i duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, për ta marrë yllin e Unitedit

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Raportimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia vazhdojnë ta lidhin Juventusin me një transferim të mundshëm veror për mesfushorin e Manchester Unitedit, Manuel Ugarte, teksa “Bianconerët” synojnë të përforcojnë mesfushën. Sipas “Corriere dello Sport” dhe mediumeve të tjera, Juventusi është ndër klubet e interesuara për reprezentuesin uruguaian, i cili aktualisht vlerësohet rreth 40 milionë euro.

24-vjeçari ka pasur vështirësi të përmbushë pritshmëritë që nga transferimi tek Unitedi nga Paris Saint-Germain për 50 milionë euro në verën e vitit 2024. Sipas “Manchester Evening News”, ka ardhur momenti që United të “minimizojë humbjet” me Ugarten, pasi minutat e tij në ekipin e parë janë ulur gjatë sezonit të dytë në “Old Trafford”. Juventusi mund të jetë një nga klubet që i ofron një rrugëdalje, por interesi i “Zonjës së Vjetër” varet shumë nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. “Bianconerët” do të kenë mundësinë të afrohen në vetëm një pikë nga katërshja e parë në Serie A kur të përballen me Genoan këtë të hënë. Ndërkohë, Como, që aktualisht mban vendin e katërt dhe kishte tri pikë më shumë në fillim të fundjavës, barazoi 0-0 ndaj Udineses. Përveç Juventusit, edhe Galatasaray, Newcastle United dhe Aston Villa janë përmendur si destinacione të mundshme për Ugarten gjatë kësaj vere./GazetaExpress/ The post Juventusit i duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, për ta marrë yllin e Unitedit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More