World

Juristi Bajrami: Provimi i jurisprudencës në shqip është plotësisht i ligjshëm

April 9, 2026
Gazeta Express
Scroll

Juristi Ibrahim Bajrami dha një sqarim të detajuar lidhur me bazën ligjore që e mundëson një gjë të tillë duke sqaruar se kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare, duke shtuar se ligji ka një gamë të gjerë zbatimi dhe përfshin edhe përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces, përcjell Gazeta Express nga Alsat.mk.

Në pyetjen e gazetarit se, a është e mundur që në RMV, provimi i jurisprudencës të organizohet në gjuhën shqipe?, ai u përgjigj: “Absolutisht që po, kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Kështu i formësuar, ligji ka një gamë të gjerë zbatimi ku 20 në nenin dy taksativisht ceket se ka të bëje me gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohe, temë debati mund të jetë edhe ligji i fundit për provimin e jurisprudencës i cili u miratua në fund të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në dy janar 2020. Ligji për jurisprudencë është miratuar pas miratimit të ligjit për zbatimin e gjuhëve dhe në këtë frymë është dashtë që të potencohet që në përputhje me ligjin për zbatimin e gjuhëve edhe ligji i jurisprudencës të jetë i inkorporuar e drejta e 20 , gjegjësisht përdorimi i gjuhës shqipe gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës,” deklaroi Ibrahim Bajrami – Jurist. The post Juristi Bajrami: Provimi i jurisprudencës në shqip është plotësisht i ligjshëm appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More