Advertisement
World

Jorge Mendes dëshiron ta largojë nga Benfica, Mourinho i përgjigjet menaxherit të tij

April 7, 2026
Gazeta Express
Scroll

Është e qartë, siç është logjike, që për një trajner fitues si José Mourinho ka qenë e pamundur ta pranojë barazimin 1-1 të pësuar nga Benfica në fund ndaj Casa Pia, pas një ndeshjeje praktikisht të dominuar. 78 posedim topi, 1.68 xG kundrejt 0.36 të kundërshtarëve. Por mjaftoi një moment pakujdesie për të ardhur goli i barazimit për vendasit në stadiumin “Municipal de Rio Maior”.

“Duhet të reflektoj bashkë me klubin sepse në këtë moment kam dëshirë të mos i aktivizoj më disa lojtarë”, ishte një nga deklaratat e forta të tij pas ndeshjes, duke e pranuar se gara për titull është tashmë shumë e vështirë. Sipas raportimeve të mediave portugeze, mes tyre edhe CNN Portugal, menaxheri i tij Jorge Mendes po punon që trajneri të largohet nga Benfica, përcjell “Gazeta Express”. Por Mourinho reagoi qartë për këtë situatë: “Nëse ka ndodhur diçka gjatë ndeshjes, nuk e di. Para ndeshjes nuk ka ndodhur asgjë. Jorge Mendes është menaxheri im, por unë jam pronari i vendimeve të mia. Vendimi im është që do të doja të vazhdoja te Benfica.” Trajneri portugez foli edhe për situatën në kampionat: “Nuk varet nga ne. Edhe nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet, nuk varet vetëm nga ne. Sporting duhet të humbasë pikë. Është ende e mundur dhe mund të ndodhë që ata të barazojnë në ndonjë ndeshje.” Në fund, “Special One” u shpreh i zhgënjyer me rezultatin: “Është e vërtetë që nuk kemi humbur nga Casa Pia, por nuk mendoj se një barazim i tillë i jep lavdi Benficës apo karrierës së ndonjërit prej nesh.” /Gazeta Express The post Jorge Mendes dëshiron ta largojë nga Benfica, Mourinho i përgjigjet menaxherit të tij appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More