Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror
March 31, 2026
Gazeta Express
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e Meksikë. “Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të. Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli.
Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol. Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti. Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne. Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve./GazetaExpress/ The post Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.