World

IPK arreston një polic të dyshuar për dhunë ndaj gruas, ndalohet për 48 orë dhe suspendohet nga puna

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje. IPK tha se ka pranuar mbrëmë informacione lidhur me dyshimin së një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) në Pejë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Kështu, hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së u angazhuan për ta arrestuar. Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e IPK-së. Lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK tha se zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. The post IPK arreston një polic të dyshuar për dhunë ndaj gruas, ndalohet për 48 orë dhe suspendohet nga puna appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More