Interi fiton ndaj Romës, hap i madh drejt titullit
April 5, 2026
Gazeta Express
Interi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme drejt titullit të kampionit në Serie A. Zikaltrit triumfuan 5:2 në shtëpi ndaj Romës, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian. Lautaro Martinez kaloi vendasit në epërsi qysh në mintuën e dytë të ndeshjes. Mancini barazoi shifrat në minutën e 40-të, kurse në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Calhanoglu riktheu epërsinë e Interit.
Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram me dy gola të shpejtë i dhanë epërsin prej 4:1, e cila ishte e paarritshme nga Roma. Barella shënoi për 5:1 në minutën e 63-të, kurse Pellegrini në të 70-tën shënoi për rezultatin 5:2. Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 72 pikëve në vendin e parë, tani nëntë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të luajtur. Në anën tjetër, Roma mbetet me 54 pikë në vendin e gjashtë. The post Interi fiton ndaj Romës, hap i madh drejt titullit appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.