World

Hodai: Në protestë të gjithë, politikanët e 20 viteve të fundit lini në fund të protestës!

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Aktivisti Blendi Hodai ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën e studentëve, duke theksuar se mbështetja reale nuk matet me postime në rrjetet sociale, por me prani fizike në rrugë. Sipas tij, protesta është “testi më i thjeshtë i qytetarisë aktive”, ndërsa studentët nuk kanë nevojë për statuse në Facebook, por për qytetarë që u bashkohen në terren për të mbrojtur kërkesat e tyre bazike.

Në reagimin e tij, Hodai ka kritikuar edhe ata që, siç i quan ai, “tregtarë të kauzave studentore”, duke theksuar se faktet i demaskojnë vetë. Ai ka cituar edhe Arbën Xhaferi, i cili ka thënë:“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që e kanë siguruar heronjtë.” Në fund, aktivisti ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se politikanët e dy dekadave të fundit duhet të mbeten “në radhën e fundit të protestuesve”. Ai e ka përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Shihem nesër në protestë.” The post Hodai: Në protestë të gjithë, politikanët e 20 viteve të fundit lini në fund të protestës! appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More