Hegseth thotë se sheh motivim, fokus në misionin amerikan dhe “urgjencë” për ta përfunduar detyrën në Iran
March 31, 2026
Gazeta Express
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth e nisi një konferencë për media duke thënë se gjatë fundjavës vizitoi trupa që janë pjesë e operacionit ushtarak në Iran, por nuk deshi të tregojë se ku shkoi për arsye sigurie. “Udhëtimi ishte një nder”, thotë ai, duke shtuar se pa më të mirën e Amerikës”. Ai përshkruan takimin me një anëtare femër të ushtrisë, e cila, kur ai e pyeti se çfarë i nevojitej për detyrën, i buzëqeshi dhe i tha “më shumë bomba”.
Ndjenja mes trupave me të cilat foli ishte e kundërta e asaj gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan, kur ata nuk e dinin “kur do të përfundonte operacioni”, vazhdoi ai. Hegseth thotë se në këtë operacion, ai sheh motivim, fokus në mision dhe një “urgjencë” për ta përfunduar detyrën. The post Hegseth thotë se sheh motivim, fokus në misionin amerikan dhe “urgjencë” për ta përfunduar detyrën në Iran appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.