0
World

Hazard me fjalë të mëdha për Dembélén

April 13, 2026
Gazeta Express
Scroll

Eden Hazard ka folur me superlativa për Ousmane Dembélé, duke e vlerësuar si një nga talentet më të veçantë të futbollit evropian, i cili sipas tij ka vite që ka treguar potencial të madh, por tani po e arrin kulmin e formës. Ish-ylli i Chelseat dhe Real Madridit ka theksuar se sulmuesi francez ka qenë gjithmonë një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, por që vetëm së fundmi po e arrin stabilitetin e duhur për ta shfaqur potencialin e plotë, përcjell “Gazeta Express”.

“Është një talent i jashtëzakonshëm, e ka treguar për 10 vite. Tani po luan në nivelin më të lartë dhe po e shfrytëzon më në fund potencialin e tij”, është mesazhi i Hazard për Dembélén. Deklarata vjen në një moment kur Dembélé po e kalon një periudhë shumë të mirë forme, duke qenë njëri nga lojtarët më vendimtarë për skuadrën e tij në ndeshjet e fundit. Sulmuesi francez prej kohësh është konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të tij, por dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë shpesh kanë ndikuar në karrierën e tij. Megjithatë, forma e fundit e ka rikthyer besimin se ai mund të bëhet një nga figurat kryesore në futbollin evropian në vitet e ardhshme, sidomos nëse arrin të ruajë vazhdimësinë dhe stabilitetin fizik. /Gazeta Express The post Hazard me fjalë të mëdha për Dembélén appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More