Havertz: Mund të fitojmë trofe të mëdhenj, do të japim gjithçka
April 8, 2026
Gazeta Express
Kai Havertz e komentoi momentin fantastik të Arsenal pas një fitoreje të rëndësishme, duke e theksuar rëndësinë e kësaj periudhe të sezonit dhe ambiciet e skuadrës londineze. Sulmuesi gjerman foli për mediat në fund të ndeshjes, duke deklaruar: “Është një kthesë e rëndësishme për ne. E kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe mund të jemi shumë krenarë për paraqitjen”.
Një deklaratë që e konfirmon besimin në rritjen e ekipit të drejtuar nga Mikel Arteta, shkruan “Gazeta Express”. Havertz u ndal edhe te objektivat e sezonit, pa i fshehur ambiciet: “E dimë që mund të fitojmë trofe të mëdhenj. Skuadra ka cilësi, mentalitet dhe dëshirë për t’u përmirësuar edhe më shumë”. Një mesazh i qartë si për rivalët, ashtu edhe për ambientin e Arsenalit. Në fund, ish-lojtari i Chelseat e garantoi angazhim maksimal deri në fund të sezonit. “Do të japim gjithçka deri në fund, duam të arrijmë sa më larg të jetë e mundur në të gjitha kompeticionet.” Një deklaratë e fortë nga sulmuesi gjerman, që e konfirmon momentin pozitiv të Arsenalit dhe dëshirën për të qenë protagonist në skenën ndërkombëtare. Arsenali e mposhti mbrëmë Sportingun në Lisbonë me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me golin e vonshëm të Havertz, ndërsa londinezët e shohin veten më afër gjysmëfinales së kësaj gare. /Gazeta Express The post Havertz: Mund të fitojmë trofe të mëdhenj, do të japim gjithçka appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.