Haradinaj: VV do që Haxhiu të jetë ushtruese detyre e presidentit, po pritet 5 prilli
April 2, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar para fillimit të seancës për çështjen e presidentit. Ai, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka një plan në kohë, duke shtuar se po dëshirojnë që ushtruese detyre e presidentit të jetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. “Duket që në VV e kanë një plan në kohë. Ata po dojnë që kryetarja e Kuvendit të jetë ushtruese detyre e presidentit.
Çdo gjë fillon kur kemi ushtrues detyre të presidentit të ri e pastaj me fillua ndonjë bisedë ose ndonjë konsulltëNuk kemi asnjë zhvillim, shihet qartë që ka të bëj me kohën, po pritet 5 prilli me qenë ushtruese detyre znj.Haxhiu”, ka thënë Haradinaj. /eo The post Haradinaj: VV do që Haxhiu të jetë ushtruese detyre e presidentit, po pritet 5 prilli appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.