Advertisement
World

Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Me këtë rrugë, Haradinaj liderit shpirtëror të tyre ia ka kërkuar njohjen e Vatikanit për pavarësinë e Kosovës. “Në vigjilje të festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë bashkëkombasit tanë kudo që janë. Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja.

Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”. The post Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More