World

Haradinaj mbështet protestën e studentëve në RMV, Kurtin e quan përçarës të faktorit shqiptar atje

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve në Shkup duke theksuar se “e drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave”, ka shkruar kreu i AAK'së Në postimin e tij Haradinaj ka goditur Kurtin duke thënë se proteteta është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo”.

Postimi i plotë Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo. E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave. Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe. Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë. Me studentët! https://www.gazetaexpress.com/studentet-shqiptare-protestojne-ne-shkup-kerkojne-respektimin-e-ligjit-per-provimin-jurisprudences-ne-gjuhen-shqipe/ The post Haradinaj mbështet protestën e studentëve në RMV, Kurtin e quan përçarës të faktorit shqiptar atje appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More