Haradinaj: Mbështes protestën e nesërme, ftoj bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë
March 29, 2026
Gazeta Express
Ramush Haradinaj mbështeti protestën e thirrur nga organizatat e kategorive të dala nga lufta si reagim ndaj ekspozitës me pasaktësi për masakrat e luftës në Kosovë. Haradinaj i ftoi bashkëluftëtarët e tij, familjarët e të rënvëve dhe të gjithë qytetarët që të dalin nesër në protestë. Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare, shkroi ai në një postim në Facebook.
Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri, shtoi Haradinaj. https://www.gazetaexpress.com/ovl-uck-therret-proteste-per-neser-ekspozita-me-pasaktesi-per-masakrat-fyerje-per-te-gjithe-shoqerine/ The post Haradinaj: Mbështes protestën e nesërme, ftoj bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.