Advertisement
World

Haradinaj e publikon videon e përplasjes me Kurtin, Gërvallën e Haxhiun: Ky paguan zagarë për të fyer shqiptarët

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu referua akuzës së kryeministrit Albin Kurti ndaj mediat se po paguhen me thasë si argatë të Serbisë, ndërsa tha se kryetari i LVV-së shpenzon më së shumti për të fyer shqiptarë. Ai publikoi në Facebook fjalimin e tij të shkurtër në Kuvend, para dhe pasi iu ndal fjala nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila i tha se po përdorte gjuhë joparlamentare.

Thotë 'po financohen mediat me thasë'. Dëgjojeni mirë çka po thotë: 'po financohen mediat me thasë'. Ky shpenzon ma së shumti pare duke ushqy zagarë me i fy shqiptarët. Ky shpenzon para me i fye shqiptarët. Ky ka zagarë, faqe të zagarëve që janë me emra e me krejt, dhe vazhdon me e bë edhe sot. Nxitë urrejtje, tha Haradinaj. Ai tha se Kurti po mashtron dhe se ai mban përgjegjësi. Kolegu që foli para meje këtu është qe sa vjet në pushtet. Mban përgjegjësi për çmimet, mban përgjegjësi për vjedhjen që po na ndodh në energji, për faturat që po na vijnë. Ky dhe qeveria e tij. S'mundeni me i ikë kësaj përgjegjëse në asnjë variant, as s'mundeni me u fshehë pas ligjit tavan, as kurrgjë, se oligarkët tu kryeministër janë duke shitë dhe ble energji. Edhe po u shohen kompanitë çdo ditë e më shumë të afërmve tu. Haradinaj vazhdoi të fliste edhe pak pasi iu ndal fjala, ndërsa në përplasje u përfshi edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvlla. The post Haradinaj e publikon videon e përplasjes me Kurtin, Gërvallën e Haxhiun: Ky paguan zagarë për të fyer shqiptarët appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More