Hapësira të reja për njësinë e trafikut në Komoran, Lladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës
April 10, 2026
Gazeta Express
Me rastin e përurimit të ambienteve të reja të Njësisë së Trafikut në Komoran, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se ambientet e reja të punës për policinë do të shtojnë ndjeshëm sigurinë për qytetarët. Postimi i Lladrovcit në fb: Jam i lumtur që sot, njësia e Trafikut të Policisë së Kosovës, është vendosur në Komoran, buzë Autostradës, në zemrën e Kosovës.
Këto ambiente, do të jenë ambiente për punën e Policisë tonë, më e mira në rajon dhe më gjerë dhe do të shtoj ndjeshëm sigurinë edhe për qytetarët e kësaj ane. Anëtarët e kësaj njësie janë ndër ambasadorët e shtetit të Kosovës, sepse, përcjell nga afër, sigurinë e aortës së qarkullimit rrugor në Republikën tonë, komunikacionin në të cilën ndodhen mysafirë dhe shtetas të huaj në vendin tonë. Me një fjalë të shkurt, e përgëzova Komandantin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Hoxhën, drejtuesit e lartë të Policisë, policët e pranishëm dhe Kapiten Morinën duke i inkurajuar në zbatimin e ligjit dhe barazinë para ligjit. Punë të mbarë dhe suksese! Krenar me Policinë e Kosovës! The post Hapësira të reja për njësinë e trafikut në Komoran, Lladrovci: Krenar me Policinë e Kosovës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.