World

Guardiola i sakrifikon katër lojtarë, për dyshen e shumëkërkuar të Premierligës

March 28, 2026
Gazeta Express
Scroll

Manchester City po shqyrton një marrëveshje të pazakontë shkëmbimi me Newcastle Unitedin, teksa synon të afrojë dy lojtarë shumë të vlerësuar në “Etihad”. Vetëm një javë pasi fitoi Kupën e Ligës (Carabao Cup) kundër Arsenalit, sezoni i skuadrës së Pep Guardiolës mbetet ende i hapur. Edhe pse vështirë, City mund të synojë ende një tripletë vendase, me një çerekfinale të rëndësishme të FA Cup kundër Liverpoolit në horizont.

Në Premierligë, ata janë 9 pikë pas Arsenalit, me një ndeshje më pak. Megjithatë, klubi ka filluar të planifikojë për verën. Sipas “TEAMtalk”, objektivat kryesorë janë Elliot Anderson (Nottingham Forest) dhe Sandro Tonali, me një kosto të kombinuar rreth 190 milionë paund – një shumë që City nuk dëshiron ta paguajë plotësisht. Si alternativë, sipas “GOAL”, po shqyrtohet një marrëveshje shkëmbimi që përfshin deri në gjashtë lojtarë. City është gjithashtu i interesuar për mbrojtësin e krahut Tino Livramento. Për të realizuar marrëveshjen, City mund të ofrojë katër lojtarë: James Trafford, Rico Lewis, Issa Kaboré dhe Jumah Bah. Ndërkohë, Tonali është lidhur edhe me një kalim te Manchester Unitedi, por e ardhmja e tij mund të varet nga kualifikimi i klubit në Ligën e Kampionëve. Raportohet se ai ka një marrëveshje joformale për t’u larguar nëse Newcastle nuk siguron pjesëmarrjen në këtë kompeticion. Agjenti i tij, Giuseppe Riso, la të kuptohet se klienti i tij preferon një kalim te Manchester City ose Arsenali. “Qëllimi ishte që nga fillimi – ta bëjmë një lojtar të madh. Mendoj se ai është një nga futbollistët italianë me vlerën më të lartë në botë”, tha agjenti i tij për “Calcio e Finanza”. 25-vjeçari aktualisht është ndër më të paguarit te Newcastle, duke fituar rreth 150 mijë paund në javë, sipas “Capology”./GazetaExpress/ The post Guardiola i sakrifikon katër lojtarë, për dyshen e shumëkërkuar të Premierligës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More