Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, intervenon FSK
April 9, 2026
Gazeta Express
Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar se, në një shtëpi në Rahovec, është gjetur një mjet i pashpërthyer. Në raport theksohet se, në vendngjarje ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa incidente, përcjell Express. ‘’GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Rahovec / 08.04.2026 – 15:40.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë punimeve në një shtëpi, ka has në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar pa incidente’’, thuhet në raport. The post Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, intervenon FSK appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.