Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti
April 4, 2026
Gazeta Express
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar. Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se është kohë e gabuar për humbjen e një lidereje të kalibrit të saj. “Sot, Presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin e saj. Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.
Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe aftësinë për të ndërtuar ura që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar ajo./Express/ Today President @VjosaOsmaniPRKS ends her mandate. She gave Kosovo a respected voice and elevated its international standing. Above all, she championed her country’s cause with extraordinary skill, and enormous love for the people she served. Her heart shone through in https://t.co/2r3EHck2kY — Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 4, 2026 The post Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.