Foda: Të gjithë së bashku e kemi një ëndërr të madhe, duam të kualifikohemi në Kupën e Botës
March 30, 2026
Gazeta Express
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen institucionale duke e theksuar rëndësinë e unitetit dhe motivimit në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë. Trajneri gjerman u shpreh se kjo përkrahje i bën të gjithë krenarë dhe e bëri një premtim para finales së “play-off”-it të Botërorit 2026.
“Të gjithë së bashku e kemi një ëndërr të madhe, duam të kualifikohemi në Kupën e Botës. Tani e kemi edhe një ndeshje përpara dhe mund të jeni të sigurt se kjo kombëtare të martën do të japë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, theksoi Foda. /Gazeta Express The post Foda: Të gjithë së bashku e kemi një ëndërr të madhe, duam të kualifikohemi në Kupën e Botës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.