Kombëtarja e Kosovës arriti ta mposhtë Sllovakinë sonte në Bratisllavë, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit të vitit 2026. “Dardanët” fituan 4-3 ndaj Sllovakisë, shkruan “Gazeta Express”. Pas arritjes historike së sontme, foli edhe selektori i Kosovës, Franco Foda. Ai bëri thirrje për qetësi nga lojtarët e tij, duke thënë se tashmë i pret një ndeshje e madhe ndaj Turqisë. “Të martën e luajmë finalen. Nëse do të kishim një stadium me 100 mijë ulëse, do të ishte i mbushur. Jemi shumë afër të shkruajmë historinë, por na duhet të qëndrojmë të qetë në këtë ndeshje të madhe ndaj Turqisë”, tha ai në konferencë për shtyp, pas ndeshjes. Kosova do të luajë në finalen e “play-offit” të martën e 31 marsit, ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/ The post Foda pas fitores ndaj Sllovakisë: Jemi afër historisë, po të kishim një stadium me 100 mijë ulëse, do ishte “full” appeared first on Gazeta Express.
March 26, 2026