World

Flick e analizon humbjen nga Atletico dhe flet për “përmbysjen e madhe” në Madrid

April 9, 2026
Gazeta Express
Scroll

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është ndier i dëshpëruar me humbjen e mbrëmshme nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Blaugrana” u mposhtën në “Camp Nou” me rezultat 0:2, ndërsa iu kushtoi tej mase përjashtimi i qendërmbrojtësit të ri, Pau Cubarsi, i cili bëri faull si lojtari i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq.

E trajneri gjerman foli pas lojës për “Sky Sport”, duke e shprehur zhgënjimin për humbjen, por ai beson tek lojtarët e tij për lojën e kthimit, e cila do të luhet javën tjetër në “Metropolitano”, përcjell “Gazeta Express”. “Sot nuk ishte mbrëmja jonë. Ata ishin shumë me fat. Kishte një karton të kuq kundër nesh dhe mbetëm në disavantazh. Luajtëm mirë dhe jam krenar me lojtarët e mi, sepse edhe me një lojtar më pak bëmë shumë mirë. Mund të flitej edhe për një karton të kuq për Atleticon, sepse në momentin e rivënies nga portieri i tyre, mbrojtësi i tyre e preku topin me dorë. Ishte penallti e qartë dhe karton i dytë i verdhë. Nuk u ndëshkua, duhet ta pranojmë, por nuk është një ndjesi e mirë.” Dhe tani, në ndeshjen e kthimit? “Për ne është e rëndësishme ta ruajmë pozitivitetin në ndeshjen e ardhshme. Kemi lojtarë që mund ta vendosin lojën. E dimë që është e vështirë, por do të japim gjithçka për ta arritur objektivin.” /Gazeta Express The post Flick e analizon humbjen nga Atletico dhe flet për “përmbysjen e madhe” në Madrid appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More