Advertisement
World

Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

April 1, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë tjetër të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës. Gjatë dekorimit nga presidentja Osmani me medaljen presidenciale të meritave, Muriqi tha se eliminimi nga kualifikueset e Botës është një realitet i hidhur, pasi që sipas tij Kosova nuk e ka merituar humbjen ndaj Turqisë.

Sulmuesi 31-vjeçar tha se nuk e kishte menduar humbjen. “Ne e kemi ditur edhe para ndeshjes se është dëshirë e madhe për të gjithë popullin, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës për kualifikim por nuk ndodhi. Me iu tregu të drejtën, personalisht nuk e kam menduar se do të eliminoheshim, unë as biletën kthyese nuk e kam. Ka qenë një goditje e rëndë për ne edhe pse besoj se nuk e kemi merituar humbjen, kemi bërë çmos për të fituar, por ky është një realit”, ka thënë Muriqi. Përkundër dëshprimit për humbjen, shtatlarti prizrenas u shpreh optimist për të ardhmen. Ai tha se Kosova do të ketë një gjeneratë të artë, për çka tha se beson se në të ardhmen do të arrijnë një sukses historik. “Kemi treguar se nëse vazhdojmë të luajmë kështu bashkë mund të arrijmë shumë. Kemi një gjeneratë të mirë dhe besoj për sukses në të ardhmen. Jam krenar që jam pjesë ë stafit të Kosovës. Kam pasur dëshirë ta udhëheq ekipin në Amerikë por fati nuk e deshi. Shpresoj që takimi i radhës të jetë me një kualifikim në Evropian ose Botëror”, përfundoi ai. The post Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More