Fisnik Asllani flet për interesimin e Barcelonës
April 4, 2026
Gazeta Express
Fisnik Asllani është një nga lojtarët më të përmendur këtë edicion, jo vetëm në Bundesliga, por edhe më gjerë. Sulmuesi dardan po kërkohet pothuajse nga e gjithë Evropa, pas paraqitjeve me Hoffenheimin këtë edicion. Përpos dy gjigantëve gjermanë, Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, interesim për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës kanë shprehur edhe Chelsea, por mbi të gjitha, Barcelona.
Këtë më parë e kishte konfirmuar agjenti i lojtarit, i cili kishte bërë me dije se kanë nisur kontaktet mes Barcelonës dhe lojtarit. Edhe vetë Asllani ka folur për këtë interesim nga Barcelona. “Më lini të luaj futbollin tim fillimisht, pastaj do të flasim pasi të përfundojë sezoni”, tha ai, shkruan “Kosovan Footy” në “X”. Asllani ka shënuar nëntë gola në Bundesliga këtë edicion me Hoffenheimin, teksa ka edhe pesë asistime në emrin e tij./GazetaExpress/ The post Fisnik Asllani flet për interesimin e Barcelonës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.