Ernest Muçi largohet nga grumbullimi i Shqipërisë, zbulohet arsyeja
March 29, 2026
Gazeta Express
Kombëtarja e Shqipërisë ke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në qendrën sportive “Parador de El Saler” të Valencias, me kuqezinjtë që janë stërvitur për rreth 1 orë me intensitet të plotë. Trajneri i kombëtares, Sylvinho dhe stafi teknik i kanë angazhuar lojtarët në ushtrime fizike fillimisht, teksa më tej stërvitja është fokusuar në ushtrime me topin dhe ndeshje kontrolli.
FSHF-ja gjithashtu bën me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sot sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. “Dje iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës”, shkruan FSHF-ja. Pas konsultimit me stafin mjekësor, Sylvinho ka vendosur që ta lërë të lirë Muçin, i cili ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin. Gjithashtu, në seancën e sotme stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme. Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe nesër do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje. Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Estadi Ciutat de València”, në Valencia./GazetaExpress/ The post Ernest Muçi largohet nga grumbullimi i Shqipërisë, zbulohet arsyeja appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.