World

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë dëmshpërblim nga Irani dhe sqarime nga SHBA për armëpushimin

April 8, 2026
Gazeta Express
Scroll

Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan sot se Irani duhet të paguajë dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga sulmet e tij ndaj vendeve të Gjirit. Në të njëjtën kohë, ato kërkuan sqarime nga Shtetet e Bashkuara lidhur me kushtet e marrëveshjes për armëpushim. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Emirateve, vendi kërkon sqarime të mëtejshme mbi dispozitat e marrëveshjes, për të garantuar angazhimin e plotë të Iranit për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha veprimeve armiqësore në rajon, si dhe hapjen e plotë dhe pa kushte të Ngushticës së Hormuzit.

Sa i përket sulmeve iraniane ndaj shteteve të Gjirit, në deklaratë theksohet nevoja për një qëndrim të palëkundur, me qëllim që të sigurohet se Irani do të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara dhe do të detyrohet të paguajë dëmshpërblime. /Panorama The post Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë dëmshpërblim nga Irani dhe sqarime nga SHBA për armëpushimin appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More