World

El Ainaoui drejt largimit nga Roma

April 10, 2026
Gazeta Express
Scroll

Mesfushori maroken Nael El Ainaoui po shqyrton mundësinë e largimit nga Roma për shkak të minutave të kufizuara në fushë. Reprezentuesi i Marokut iu bashkua klubit italian verën e kaluar nga RC Lens për 23 milionë euro, duke firmosur kontratë deri në vitin 2030. Sipas raportimeve nga Radio Roma, mesfushori nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacion dhe po shqyrton opsionet për të ardhmen.

Ai ka qenë titullar vetëm tetë herë këtë sezon, një shifër që e konsideron të pamjaftueshme dhe që ka shtuar dëshirën për të ndryshuar ambient. Në total, El Ainaoui ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke grumbulluar 1,362 minuta lojë, me një gol dhe një asist. Megjithatë, mungesa e minutave ka ndikuar negativisht në formën e tij dhe ai ende nuk ka arritur të konsolidohet në formacionin e “Giallorossëve”. /GazetaExpress/ The post El Ainaoui drejt largimit nga Roma appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More