Advertisement
World

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

April 3, 2026
Gazeta Express
Scroll

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 02.04.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Franca për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Franceze. I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore. Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. The post Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More