World

Ekspozita skandaloze dhe rimohuesit e zellshëm

March 28, 2026
Gazeta Express
Scroll

Shkruan: Ndue Ukaj Ekspozita skandaloze në të vërtetë është ekspozita reale e çmendurisë, në vorbullën e të cilës është futë vendi ynë tash e sa kohë. “Ne Shen'Gjin kanë ardh d'y varka , n'i me mend , e n'i me shkarpa t'an shqiptart janë mbledh n'kuvend , dona shkarpa e s'dona mend!” Më duket se këto vargje satirike të Fishtës e pasqyrojnë ma së miri gjendjen tonë të mjerë, ose më saktë, një sëmundje që po e gërryen përditë shoqërinë tonë: një raport negativ me shtetin, historinë e me njëlloj aksilogji elementare vlerash, për të cilat shoqëritë normale nuk bëjnë debate përditë.

Se ka një kanon identitar e kulturor. Por, mohuesit duan ta dëbojnë të vërtetën prej jetës njerëzore, pra duan përmbysje. Dhe e keqja e kësaj sëmundje, që e përmenda, nuk është sëmundja në vetvete, por mos dëshira për ta diagnostikuar dhe kuruar atë. Ose më saktë, dëshira për të jetuar tinëz me të, që i bie, me fjalët e Fishtës, dëshira për të mos marrë mend, por shkarpa. Ka plot njerëz në sferën publike, që me afsh zemre bëjnë atë që nuk dinë dhe nuk bëjnë atë që dinë. Janë kokëkrisur dhe mendojnë se e lëvizin rrotën e historisë. E kjo shihet edhe te puna e ekspozitës, skandali i së cilës është një britmë e madhe që ka shpërthyer, por që ka jetuar tash e sa kohë në vendin tonë, ku padija e keqdashja, e mbajnë përkrahu njëra-tjetrën. Ndërkaq, në një rrafsh tjetër, këtë skandal mund ta kuptojmë më mirë nëse e aktualizojmë veprën e Ismail Kadaresë, sidomos “Mosmarrëveshjen”, ku ai flet për mohuesi ose rimohesit kombëtar. Flet për sojin e këtyre që prodhojnë këso skandale. Dihet, secili komb i ka misionarët e mirësisë dhe keqdashësit. E këta të fundit punojnë me zell. Për ide proletare. Çështja është se këta që marrin shkarpa e jo mend, tash janë një me pushtetin, pra janë sistem i konsoliduar mirë, dhe ata përqurren sa herë gjejnë një copë letre, si dikur që bënin kur me afsh zemre donin ta çmitizonin figurën e Gjergj Kastriotit, duke u shtirë se gjakonin të vërteta historike, a në fakt, bëhej inxhiniering i mirëmenduar ideologjik, me qëllimin e qartë: të shkëputen shqitparët nga perëndimi. Kadare thoshte se çdo popull ka në gjirin e vet një energji të kundër dhe se rimohuesit janë të vjetër sa bota. Por, shtonte ai “e keqja e Shqipërisë ishte se sasinë e rimohuesve e kishte tepër të lartë. Më të lartë se caku i lejueshëm, pas të cilit kombi përmbysej”. Pra, e keqja, këtu, te ne është se ne jemi në prag të përmbysjes, edhe për faktin se pushteti e mirëmban padijen, se e di mirë, duke bymyer atë, e bymen ekzistencën e vet. The post Ekspozita skandaloze dhe rimohuesit e zellshëm appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More