Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi
March 28, 2026
Gazeta Express
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur me ekspozitën në Prishtinë për masakrat në Kosovë, ka thënë se Natasha Kandiq drejtuese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka bërë një punë që është nderuar nga të gjitha kampet politike dhe institucionet e Kosovës, lidhur me identifikimin e krimeve gjatë dhe pas luftës. Maliqi, në postimin e tij, Shkëlzen Gashin e ka cilësuar si ‘’sharlatan’’, dhe ka kërkuar që në këtë ‘’rrëmujë publike’’, s’duhet që të ‘’merret zhag me vete edhe Kandiqi’’.
Postimi: Natasha Kandiq mund të ketë qenë serbja e vetme e pranishme si mysafire e ftuar në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia. Po flasim për një kohë kur në Beograd digjeshin ambasada perëndimore. Puna e organizatës së saj në identifikimin e krimeve gjatë dhe pas luftës është nderuar nga të gjitha kampet politike dhe insititucionet e Kosovës, së voni edhe me dhënien e çelësit të kryeqytetit, dhe shërben si bosht i ndërtimit të paqes në rajon. Në këtë rrëmujë publike mbi punën e një sharllatani dhe sofisti të dëshmuar si Hazreti Gashi i Metropolitankave të Prishtinës, e pakta që mund dhe duhet të bëhet është që të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi, dhe të reagohet ndaj situatës nga prizmi i nacionalizmit primitiv folklorik. The post Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.