Advertisement
World

Ekspozita me gabime, Arianit Koci njofton se është bërë avokat i Shkëlzen Gashit, ankohet për bastisjen e banesës

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka marrë përsipër mbrojtjen e Shkëlzen Gashit i cili tashmë është nën hetime nga Prokuroria për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë. Koci në njoftimin e tij ka thënë se bastisja e banesës së Shkëlzen Gashit është kryer pa urdhër të gjykatës, derisa gjatë kontrollit thotë se Gashit i është prezantuar një autorizim i prokurorit për mbledhje të provave.

“Ky autorizim nuk e zëvendëson vendimin gjyqësor për bastisje. Për më tepër, ky dokument është komunikimi intern i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës. Sipas nenit 36 të Kushtetutës, bastisja e banesës, konfiskimi i pajisjeve dhe ndërhyrja në komunikime lejohen vetëm me vendim gjyqësor, përveç rasteve urgjente. Një urgjencë e tillë nuk ekziston, sidomos kur kemi të bëjmë me veprimtari publike - ekspozitë në qendër të kryeqytetit”, shkruan Koci. Sipas avokatit mbrojtës “vet mënyra se si është realizuar bastisja, ngutia e paarsyeshme e organeve shtetërore, e kontaminon çështjen e pretenduar penale që në fillim”. Në fund Koci thotë se rasti në fjalë përbën edhe precedent të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë publike. The post Ekspozita me gabime, Arianit Koci njofton se është bërë avokat i Shkëlzen Gashit, ankohet për bastisjen e banesës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More