Dzeko ishte afër t’i bashkohej Juventusit më 2020, ja pse nuk ndodhi
March 29, 2026
Gazeta Express
Sulmuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Edin Dzeko, kishte “rënë dakord për t’u transferuar te Juventusi” në vitin 2020, sipas ish-agjentit të tij, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit për shkak të Romës. Džeko, i cili vazhdon të luajë në nivel të lartë edhe pak ditë pas mbushjes së 40 viteve, shënoi golin që i dha barazimin 1-1 ndaj Uellsit të enjten, përpara se Bosnja të fitonte me penallti dhe të siguronte finalen e “play-offit” të Kupës së Botës kundër Italisë.
Ai ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në Serie A, duke luajtur për Romën, Interin dhe Fiorentinën, përpara transferimit te Schalke në janar. Megjithatë, karriera e tij mund të kishte marrë një drejtim tjetër, siç konfirmoi ish-agjenti i tij Silvano Martina. “Džeko kishte firmosur tashmë me Juventusin. Gjithçka ishte mbyllur me Fabio Paratici, por Roma na telefonoi për të thënë se nuk do ta lejonte largimin, sepse Arkadiusz Milik kishte dështuar në testet mjekësore dhe nuk kishte zëvendësues”, tha ai fillimisht. Në fund, Džeko u largua si lojtar i lirë dhe kaloi tek Interi, ndërsa Paratici u detyrua të ndryshonte plan dhe transferoi Alvaro Moratën. Džeko pritet të jetë titullar në ndeshjen vendimtare për një vend në Kupën e Botës 2026, pavarësisht lodhjes nga përballja me Uellsin. “Ai vazhdon të luajë në këtë moshë sepse është një profesionist i jashtëzakonshëm. Vrapon gjithmonë mbi 10 km për ndeshje. Ka humbur pak në shpejtësi, por nëse i jepet topi si duhet, ai do ta dërgojë në rrjetë,” u shpreh agjenti. Gjatë karrierës së tij në Serie A, Džeko ka zhvilluar 279 ndeshje, duke shënuar 107 gola dhe duke dhënë 50 asistime. Ai ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit në vitin 2017 me 29 gola, dhe fitoi dy herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë me Interin./GazetaExpress/ The post Dzeko ishte afër t’i bashkohej Juventusit më 2020, ja pse nuk ndodhi appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.