Advertisement
World

Dy të rinj emigrantë gjenden të vdekur në mal, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas gjetjes së dy emigrantëve të paligjshëm pa shenja jete në një zonë malore. “Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, sqaron policia.

Sakaq, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCh/ The post Dy të rinj emigrantë gjenden të vdekur në mal, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More