World

Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerikane pilotin e humbur

April 5, 2026
Gazeta Express
Scroll

Forcat speciale amerikane shpëtuan anëtarin e dytë të ekuipazhit të një avioni luftarak F-15 që u rrëzua në Iran. Detaje nga operacioni u zbuluan nga 3 zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve “Axios”. Rrëzimi i avionit ishte ngjarja më e keqe deri tani për ushtrinë amerikane. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) u vunë në kërkim të oficerit amerikan të zhdukur në Iranin jugperëndimor në 36 orët e fundit.

Ndaj gjetja dhe shpëtimi i tij ishte një nga operacionet më të vështira që forcat amerikane kanë bërë deri tani. Piloti i avionit F-15 u shpëtua i pari, ndërsa për gjetjen e anëtarit të dytë të bordit gjithçka u bë e vështirë. Një nga zyrtarët tha se operacioni i shpëtimit u krye nga një njësi e specializuar komando, e cila pati mbulim të rëndë ajror. Forcat amerikane përdorën fuqi të madhe zjarri për të siguruar që misioni të ishte i suksesshëm derisa të gjitha forcat të ishin tërhequr nga territori i Iranit. Piloti dhe oficeri i sistemeve të armëve ishin në gjendje të komunikonin pas hedhjes së tyre në tokë. Piloti u shpëtua disa orë pas rrëzimit. Gjatë operacionit, Irani goditi një helikopter amerikan Black Hawk, duke plagosur anëtarët e ekuipazhit, por pa mundur ta rrëzojë atë. Operacioni për të gjetur dhe shpëtuar anëtarin e dytë zgjati gati 2 ditë. Të shtunën, ai u lokalizua dhe nisi një operacion i ri. Forcat iraniane po lëvizën drejt zonës për ta kapur të parët atë. Ndaj avionët luftarakë amerikanë kryen sulme kundër forcave iraniane me qëllim që të parandalonin afrimin e tyre në vendngjarje. Gjatë operacionit pati një shkëmbim të ashpër zjarri për jetë a vdekje midis forcave amerikane dhe iraniane. Sipas “New York Times” operacioni ishte masiv që përfshiu qindra forca speciale amerikane. Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i tha NYT se nuk pati viktima amerikane nga ekipet e shpëtimit. Të gjithë komandot, dhe oficeri, u kthyen shëndoshë e mirë. Ai është i lënduar ndaj u dërgua në me avion në Kuvajt për t’i dhënë kujdes mjekësor. Gjatë kohës që qëndronte i fshehur piloti kishte vetëm një pistoletë me vete. Piloti ishte i pajisur me një sinjal lokalizimi dhe një pajisje komunikimi të sigurt për t’u koordinuar me forcat që po vinin ta shpëtonin. Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan e përshkroi misionin si një nga më kompleksët në historinë e operacioneve speciale amerikane. Situata u komplikua pasi, pas shpëtimit të oficerit, dy avionë transporti që supozohej të transportonin komandot dhe pilotët në një vend të sigurt, mbetën të bllokuar në një bazë të largët në Iran. Komandantët amerikanë vendosën të dërgonin 3 avionë të tjerë për të evakuuar të gjithë personelin ushtarak dhe pilotët amerikanë. Avionët e bllokuar u hodhën në erë për të parandaluar që ata të binin në duart e Iranit. Ajo që ndihmoi operacionin ishte fakti se avioni luftarak F-15E u rrëzua në një zonë të Iranit ku ka kundërshtime të konsiderueshme ndaj qeverisë iraniane. Ndaj, piloti mund të ketë marrë ndihmë dhe strehim nga banorët vendas. Rrëzimi tërhoqi gjithashtu vëmendjen e forcave ushtarake iraniane, të cilat thuhet se nisën kontrolle në zonë. Qeveria iraniane kërkoi ndihmën e banorëve për të gjetur pilotin, duke ofruar një shpërblim për kapjen e tij. CIA shpesh luajti një rol në kontaktimin e civilëve që janë të gatshëm të ndihmojnë personelin ushtarak të qëndrojë gjallë, në një proces të njohur si “rimëkëmbje e asistuar jokonvencionale”, shkruan NYT. Operacioni u monitorua në kohë reale nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës nga Dhoma e Situatave e Shtëpisë së Bardhë. The post Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerikane pilotin e humbur appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More