World

Dy anije kaluan Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi, qindra të tjera mbeten të bllokuara

April 8, 2026
Gazeta Express
Scroll

Të paktën dy anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, sipas MarineTraffic. Megjithatë, qindra të tjera mbeten të bllokuara në Gjirin Persik, përfshirë 426 tankerë dhe 34 anije gazi, raporton CNN. Anijet NJ Earth dhe Daytona Beach ndoqën rrugën pranë Ishullit Larak të Iranit, një checkpoint i Gardës Revolucionare për kontrollin e kalimit.

Çmimet e naftës ranë pas armëpushimit, por ekspertët nuk presin rifillim të shpejtë të lëvizjes përmes këtij nyjeje kyçe, ku kalon rreth 20 e furnizimit botëror me naftë. The post Dy anije kaluan Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi, qindra të tjera mbeten të bllokuara appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More